LAJMI I FUNDIT:

Procesi Brdo-Brijuni më 17 maj në Slloveni, Kosova pjesë e takimit të shteteve të Ballkanit

Procesi Brdo-Brijuni më 17 maj në Slloveni, Kosova pjesë e takimit të shteteve të Ballkanit
Arkiv

Presidenti slloven, Borut Pahor tha në Podgoricë se kishte pasur një ngërç rreth zgjerimit të BE, si me BE ashtu edhe me vendet kandidate nga Ballkani Perëndimor.

Pahor u takua me presidentin malazez, Milo Gjukanoviq në një darkë pune në Podgoricë të mërkurën si pjesë e përgatitjeve për organizimin e konferencës së Procesit Brdo-Brijuni, e cila do të zhvillohet në Slloveni në mes të muajit maj.

Pas takimit, Pahor tha se detyra e tij ishte të gjente ide të reja dhe të freskëta me presidentët e Sllovenisë, Kroacisë, Kosovës, Bosnje-Hercegovinës, Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë, në bashkëpunim me institucionet e BE-së “për një strategji të rinovuar rreth zgjerimit më të shpejtë të BE-së në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, në mënyrë që në vend që të besojnë në anëtarësimin e ardhshëm në Bashkim, ato vende, domethënë ata popuj, udhëheqësit e tyre, të mos mendojnë për alternativa të rrezikshme”, raporton klix.ba.


I pari i shtetit slloven do të përkushtohet në përgatitjen e konferencës në Brdo më 17 maj. Presidenti slloven kujtoi se presidenca sllovene e Këshillit të Bashkimit Evropian do të fillonte në fillim të korrikut.

“Unë mendoj se nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa, në një kohë kur epidemia ka përkeqësuar më tej disa probleme sociale në të gjitha vendet tona, për t’u dhënë njerëzve besim në një të ardhme paqësore dhe të sigurt”, tha presidenti slloven. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori