Site icon Telegrafi

Probleme me testimin e Vinicius për COVID-19, lojtari përsërit testin dhe është në pritje të rezultateve

Vinicius Junior dhe Marcelo (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Zinedine Zidane zbuloi në konferencë për shtyp të enjten se ka pasur një problem me një test të COVID-19 i marrë nga Vinicius dhe se braziliani duhej ta ribëjë atë.

Trajneri e zbuloi këtë kur u pyetje për Luka Jovic, i cili është i izoluar pasi kishte kontakt me një mik të tij, i cili rezultoi pozitivisht me virus.

Pasi përmendi aksidentalisht se një test ka dështuar, Zidane sqaroi se ai nuk po i referohej Jovicit, por Viniciusit.

“Mjekët më njoftuan se testi shkoi keq dhe se duhet ta përsërisim”.

“Ndonjëherë ka gabime. Kjo mund të ndodhë. Kurdo që ndodhë diçka e tillë, lojtari nuk mund të stërvitet”.

“Shpresoj se nuk është asgjë dhe se ai mund të jetë me ne për ndeshjen e së premtes”.

“Ne do t’i kemi rezultatet e tij këtë pasdite [të enjten”, ka thënë Zidane. /Telegrafi/

Exit mobile version