LAJMI I FUNDIT:

Probleme të tjera për Arthur Melon, bën aksident në gjendje të dehur – pritet të shtyhet transferimi te Juventusi

Probleme të tjera për Arthur Melon, bën aksident në gjendje të dehur – pritet të shtyhet transferimi te Juventusi
Arthur Melo (Foto: Getty Images/Guliver/Twitter)

Mesfushori në largim i Barcelonës, Arthur Melo, është akuzuar për vozitje në gjendje të dehur, pasi është përfshirë në një aksident në Girona mëngjesin e të hënës.

Sezoni i brazilianit përfundoi me kundërthënie, pasi refuzoi të kthehej në stërvitje që nga konfirmimi se do t’i bashkohej Juventusit, duke thënë se Blaugranët po e largonin kundër vullnetit të tij, prandaj nuk dëshironte të kthehej më.

Koha e tij në Spanjë nuk do të përfundojë mirë, pasi sipas gazetës Diari de Girona, ai është akuzuar për vozitje në gjendje të dehur, pasi Ferrari i tij është përfshirë në një aksident të vogël komunikacioni.


(Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Autoritetet lokale kanë thënë se vetura e Arthur kishte dalë nga rruga dhe e kishte goditur një shtyllë drite. Pasi është konfirmuar se nuk ka të lënduar, i është bërë testi i alkoolit dhe është mësuar se në organizmin e tij kishte më tepër alkool nga sasia e lejuar.

Barcelona hap rast disiplinor kundër Arthur Melos - refuzohet shkëputja e kontratës
Lexo po ashtu Barcelona hap rast disiplinor kundër Arthur Melos - refuzohet shkëputja e kontratës

Meqenëse akoma është me kontratë te Barcelona, ai pritet t’u nënshtrohet edhe procedurave tjera disiplinore nga klubi si pasojë e këtij incidenti, duke shtuar edhe hetimet pse ka refuzuar të paraqitet në stërvitje.

E gjitha kjo situatë mund ta shtyjë edhe më shumë transferimin te Juventusi që, sipas Sport, e kishte kërkuar lirimin e menjëhershëm nga Barca, por klubi spanjoll kishte refuzuar ta lejonte largimin e tij pa e ndëshkuar për veprimet që i ka bërë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt

Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt

Premier League
Ronaldo flet haptas për rivalitetin me Messin dhe raportin që kishte me argjentinasin

Ronaldo flet haptas për rivalitetin me Messin dhe raportin që kishte me argjentinasin

Ndërkombëtare
E kryer, Mërgim Vojvoda largohet nga Torino – por mbetet në Serie A

E kryer, Mërgim Vojvoda largohet nga Torino – por mbetet në Serie A

Serie A
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Barcelona synon ta përforcojë mesfushën me transferimin e yllit të Ligës Premier

Barcelona synon ta përforcojë mesfushën me transferimin e yllit të Ligës Premier

Ndërkombëtare
Galatasaray konfirmon detajet financiare të transferimit të Moratas nga Milani

Galatasaray konfirmon detajet financiare të transferimit të Moratas nga Milani

Ndërkombëtare
Kalo në kategori