LAJMI I FUNDIT:

Probleme të reja për Chiesan, në dyshim ndaj Freiburgut

Probleme të reja për Chiesan, në dyshim ndaj Freiburgut
(Foto: Getty)

Juventusi është duke u përgatitur për ndeshjen vendimtare të Ligës së Evropës ndaj Freiburgut dhe do të duhet t’ia dalë pa Federico Chiesan.

Anësori italian mungoi në gjysmën e parë të sezonit për shkak të rupturës në ligamentin e përparmë kryqëzues (ACL), mirëpo pas pushimit dimëror u kthye duke shtuar minutazhin e lojës.

Ndërkohë që nuk është në kulmin e formës së tij, 25-vjeçari ka shënuar një gol dhe i ka dhuruar katër asistime për ekipin e Massimiliano Allegri.


(Foto: Getty)

Gianluca Di Marzio njofton se Chiesa nuk do të marrë pjesë në ndeshjen kthyese të 1/8 së finales në Ligën e Evropës, pasi është stërvitur ndaras nga pjesa tjetër e ekipit.

Chiesa zbulon idhullin e fëmijërisë dhe lojtarin aktual që pëlqen më shumë
Lexo po ashtu Chiesa zbulon idhullin e fëmijërisë dhe lojtarin aktual që pëlqen më shumë

Ai pati një problem muskulor në takimin e parë ndaj ekipit gjerman, ndërsa mjekët kanë konfirmuar se ka shmangur ndonjë lëndim serioz. Sidoqoftë, trajneri nuk dëshiron ta rrezikojë, pasi më 19 mars zhvillohet Derby d’Italia ndaj Interit. /Telegrafi/