LAJMI I FUNDIT:

Probleme për mesfushën e Man United, lëndohet Casemiro

Probleme për mesfushën e Man United, lëndohet Casemiro

Casemiro është bërë lojtari i fundit i Manchester United që ka pësuar një lëndim. 31-vjeçari është ankuar në një problem me kyçin e këmbës teksa luante për Brazilin.

Casemiro luajti 79 minuta në barazimin 1-1 të Brazilit me Venezuelën, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikueset e Botërorit të vitit 2026.

Ishte trajneri i Brazilit, Fernando Diniz, ai i cili zbuloi lajmin për lëndimin e Casemiros.


“Ai kërkoi të zëvendësohej për shkak të një goditjeje në kyçin e këmbës”, ka thënë shkurtimisht Diniz.

Është e paqartë nëse ai do të jetë i gatshëm për të luajtur kundër Uruguait të martën ose në ndeshjen e radhës të Man Utd kundër Sheffield United të shtunën e ardhshme.

Zbulohen detaje shqetësuese nga brenda dhomës së zhveshjes së Man United - situata jashtë kontrollit të Ten Hag
Lexo po ashtu Zbulohen detaje shqetësuese nga brenda dhomës së zhveshjes së Man United - situata jashtë kontrollit të Ten Hag

Casemiro është lojtari i fundit i “Djajve të Kuq” që ka hasur në një lëndim këtë sezon, me lojtarë si Luke Shaw, Lisandro Martinez dhe Aaron Wan-Bissaka që të gjithë pritet të jenë të jashtë fushave për një kohë të gjatë.

Raphael Varane, Sergio Reguilon, Tyrell Malacia, Kobbie Mainoo dhe Amad Diallo janë gjithashtu aktualisht duke u trajtuar si pasojë e disa lëndimeve të lehta.

Po ashtu edhe nënshkrimet e verës, Mason Mount dhe Rasmus Hojlund, kanë pasur probleme me lëndime që nga mbërritja në “Old Trafford”./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Faulli më i keq që ka pësuar në karrierën e tij", Viniciur Jr i ‘mbijetoi’ një ndërhyrjeje brutale

Ndërkombëtare
La Liga zvogëlon kufirin e pagave të Barcelonës, anuloi transaksionin e shitjes së ulëseve VIP në Camp Nou

La Liga zvogëlon kufirin e pagave të Barcelonës, anuloi transaksionin e shitjes së ulëseve VIP në Camp Nou

La Liga
Granit Xhaka u përplas keq me tifozët e Leverkusenit pas eliminimit të turpshëm nga Kupa e Gjermanisë

Granit Xhaka u përplas keq me tifozët e Leverkusenit pas eliminimit të turpshëm nga Kupa e Gjermanisë

Ndërkombëtare
Perez do t'i largojë pamëshirshëm dy yje nga Real Madridi në verë

Perez do t'i largojë pamëshirshëm dy yje nga Real Madridi në verë

La Liga

"Ata ishin të gatshëm të paguanin shumë", Suarez tregon se mund t'i bashkohej Arsenalit

Premier League
Zbulohet emri i kandidatit kryesor për t’u bërë trajner i ri i Milanit

Zbulohet emri i kandidatit kryesor për t’u bërë trajner i ri i Milanit

Serie A
Kalo në kategori