Probleme për Interin, tre lojtarë do ta humbasin sfidën ndaj Bayer Leverkusenit

Tre mbrojtësit e Interit, Francesco Acerbi, Denzel Dumfries dhe Tajon Buchanan nuk kanë stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës sot (e hënë) dhe nuk pritet të jenë të gatshëm për sfidën ndaj Bayer Leverkusenit në Ligën e Kampionëve.
Interi pritet që të udhëtojë për në Gjermani për ndeshjen ndaj Leverkusenit, duke mos llogaritur në shërbimet e Acerbi, Dumfries dhe Buchanan.
Kampioni në fuqi i Serie A u stërvit sot në Appiano Gentile dhe siç ka raportuar Gazzetta dello Sport, kjo treshe e lojtarëve nuk ishin të pranishëm.
Acerbi ende po vuan nga një lëndim i dorës, teksa Dumfries ka ethe. Sa i përket Buchanan, ai ka lodhje muskulore dhe së fundmi u rikthye nga një lëndim në këmbë.
Sipas Gazzettas, 19-vjeçari Mike Aidoo i cili aktivizohet në krahun e djathtë të mbrojtjes do t’i bashkohet ekipit të parë që do të udhëtojë në Gjermani.
Aidoo tashmë kishte qenë në bankën rezervë për ndeshjet ndaj Young Boys dhe RB Leipzig këtë sezon në Ligën e Kampionëve.
Simone Inzaghi do të dhurojë më të rejat e fundit për skuadrën në një konferencë për shtyp sot gjatë mbrëmjes në Gjermani./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Avokati thotë se Maradona "u vra" në "një plan çnjerëzor që ishte efektiv"

Salah shpërtheu në lot pas eliminimit të Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Nga Etnik Brruti te marrëdhënia me FFK-në dhe kalimi i lojtarëve nga Kosova te Shqipëria – Armand Duka zbulon të gjitha

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët