Komisioni parlamentar për Arsim sot shqyrtoi dhe miratoi projektligjin për ratifikimin e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë dhe Ministrisë së Arsimit, programi Fullbright i shkëmbimit akademik.
Me disa ndryshime të këtij projektligji kjo pikë u miratua dhe sipas kryetarit Nait Hasani, të enjten në seancën e radhës do të diskutohet.
Hasani duke folur për projektligjin në fjalë ka dhënë disa vërejtje për punësimet me të njohshëm nëpër shkolla dhe nëpër ministri të ndryshme. Ai dhe kolegët e tij në Komision u pajtuan që ky projektligj të vlejë për të gjitha institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Kosovës, e jo edhe për autoritetet tjera kompetente që janë përgjegjëse në fushën e arsimit të lartë. Ky ndryshim u bë në nenin 2 të fushëveprimit të këtij projektligji.
“Problemi është se kemi pranuar njerëz me të njohshëm nëpër shkolla dhe nëpër Ministri dhe i kemi këto defekte. Ne se kemi bërë, por neve na qesin në dilema. Prandaj, unë po kërkoi…ministri ta arsyeton. Unë jam për me ndryshu nenin 2”, theksoi Hasani.
Deputeti nga radhët e VV-së, Ismail Kurteshi, që është edhe anëtar i këtij Komisioni, dha disa vërejtje në këtë projektligj dhe kërkoi nga anëtarët tjerë të Komisionit që të merren parasysh, e jo vetëm të konsiderojnë se kjo punë, siç tha ai,është e kryer. Ai tha se nuk janë për ta penguar këtë projektligj, porse duhet kërkuar më e mira e mundshme, sepse është në interes të vendit.
“Mendoj se ne jemi këtu për me i dhënë vërtetje sugjerimet dhe mendimet tona. Nëse ne kemi ardhur vetëm me konstatuar se kjo është çështje e kryer ,nuk mendoj se ka pasur nevojë me u takuar Komisioni. Është detyrë e jona me shqyrtuar. Në fund të fundit unë nuk jam që patjetër kjo të pengohet nga një sugjerim i yni, por nëse sugjerimet vlejnë që ky memorandum të jetë pak edhe më i mirë se që është bërë, dhe kjo është punë e jona. Nuk mendoj se… u kry kjo punë dhe le të shkoj. Ne duhet më i dhënë sugjerimet tona dhe nëse kjo nuk lëvizë le të dihet se nuk lëvizë. Kjo është në interes të vendit”, tha Kurteshi.
Në mbledhje mori pjesë edhe sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi, si duket me presonin e tij të votohet ky projektligj që të shqyrtohet në seancën e së enjtes në kuvend. Ky i fundit nuk është zakonisht prezent nëpër mbledhje.
Komisioni shqyrtoi edhe Projektligjin për sponsorizime dhe donacione në fushën e kulturës rinisë dhe sportit, por nuk e miratoi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEdhe sllovenët bojkotojnë dyqanet shkaku i çmimeve të larta
Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
Inter City - Një projekt revolucionar multifunksional që po rindërton qendrën e Prishtinës
Evropiani më i pasur, "i zemëruar me qeverinë franceze" - mendon të investojë më shumë në Amerikën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale