Please enter at least 3 characters.

Problem apo luks? Barcelona në fund të sezonit do t’i ketë 35 lojtarë në skuadrën e parë

2020/05/GettyImages-1203027594.jpg
268:"BARCELONA, SPAIN - JANUARY 30: Clement Lenglet of FC Barcelona celebrates scoring the second goal during the Copa del Rey Round of 16 match between FC Barcelona and CD Leganes at Camp Nou on January 30, 2020 in Barcelona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)
12:"Getty Images

Barcelona është duke kaluar nëpër një periudhë të rëndë financiare dhe kriza që ka shkaktuar coronavirusi vetëm sa e ka rënduar gjendjen e klubit.

Kampioni në fuqi i Spanjës po synon që të përforcohet me emra të mëdhenj në vitin e ardhshëm, por nuk ka para të mjaftueshme për të bërë transferime.

Kësisoj katalunasit do të fokusohen në shkëmbim të lojtarëve dhe ata në dorë kanë shumë lojtarë për ta bërë një gjë të tillë.

Mundo Deportivo ka zbuluar se në fund të këtij edicioni, te ekipi i parë i Barcelonës do të jenë plot 35 futbollistë.

Katalunasit aktualisht kanë 19 futbollistë në skuadrën e parë, ndërsa gjashtë të tjerë pritet t’i bashkohen nga skuadra B.

Barcelona ka tetë lojtarë të huazuar në klubet tjera të cilët do të rikthehen në Camp Nou në fund të sezonit.

Rafinha, Philippe Coutinho, Pedri, Alena, Busquets, Miranda, Todibo dhe Wague do të rikthehen nga huazimi.

Ndërkohë dy transferimet e para të Barcelonës janë Matheus dhe Trincao.

Mundo Deportivo ka raportuar se të gjithë këta lojtarë do të grumbullohen nga Setien i cili do të vendos pastaj se çfarë do të bëjë me ta.

Por shumica nga ta pritet që të përdorën si marrëveshje shkëmbimi për transferimin e yejve të mëdha në Camp Nou. /Telegrafi/