LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 5° cloudy

Prizreni bashkohet me qytetet e kontinentit të vjetër për Çmimin Evropian për Audiencën e Re

Prizreni bashkohet me qytetet e kontinentit të vjetër për Çmimin Evropian për Audiencën e Re

DokuFest, edhe sivjet do të organizojë në Prizren ngjarjen për Çmimin Evropian për Audiencën e Re, duke shfaqur filmat e nominuar nga Akademia Evropiane e Filmit (EFA) për audiencat e reja.

Sipas njoftimit, më 3 nëntor 2024, të rinjtë e moshës 12 deri në 19 vjeçare nga e gjithë Evropa, do të bashkohen për “Ditën e Filmit për Audiencën e Re,” që shënon edhe “Muajin e Filmit Evropian 2024”, raporton Telegrafi.

Ky event, i mbështetur nga “Creative Europe Media” dhe organizuar nga “Akademia Evropiane e Filmit,” do të shfaq filmin “Scrapper” nga Charlotte Regan në gati 30 shtete të Evropës.


“DokuFest, pas 10 vitesh pjesëmarrje, do të organizojë edhe këtë vit Çmimin Evropian për Audiencën e Re në Prizren, duke shfaqur filmat e nominuar nga Akademia Evropiane e Filmit (EFA) për audiencat e reja.  “Scrapper”, fitues i “Çmimit Evropian për Audiencën e Re 2023”, shfaq historinë emocionuese të 12-vjeçares Georgie (Lola Campbell), e cila jeton në Londër derisa vizita e papritur e babait të saj që kishte kohë pa e parë (Harris Dickinson) e detyron atë të përballet me realitetin”, thuhet në komunikatë.

Aty sqarohet se nxënësit e dy shkollave të Prizrenit do të marrin pjesë në këtë ngjarje, në DokuKino.

“Pjesëmarrës në këtë event do të kemi nxënës nga Shkolla “Gani Saramati”, përfshirë edhe nxënës të komunitetit boshnjak, së bashku me nxënës nga Shkolla “Fadil Hisari”. Pas shfaqjes së filmit do të ketë një Q&A të drejtpërdrejtë me pyetje nga të rinjtë që marrin pjesë, organizuar nga Klubi Evropian i Filmit në Lucerne, Zvicër”, thuhet në njoftim, raporton Telegrafi.

Në të njëjtën kohë theksohet se qytetet që marrin pjesë do të ofrojnë gjithashtu punëtori dhe aktivitete interaktive, duke inkurajuar të rinjtë të angazhohen me kinemanë evropiane. Në Prizren, të rinjtë do të kenë mundësinë të krijojnë një klip të shkurtër për një shfaqje kinematografike në YouTube, dhe klipet e përzgjedhura do të shfaqen gjatë eventit.

Ndërkaq për ata që nuk mund të jenë prezent fizikisht, do të organizohet një “Watch Party” online, duke ofruar mundësinë për të qenë pjesë e këtij eventi me adhurues të rinj të filmit nga e gjithë Evropa, raporton Telegrafi.

“Dita do të përfundojë me shpalljen e tre filmave të nominuar për “Çmimin Evropian për Audiencën e Re 2024” dhe një ftesë të hapur për të rinjtë për të aplikuar për t’u bashkuar me jurinë e 99 anëtarëve të rinj që do të zgjedhin fituesin”, thuhet në njoftim.

Ky event, sipas DokuFest, shënon fillimin e gjashtë javëve që festojnë filmin evropian dhe diversitetin e tij, duke bashkuar audiencat nga Reykjavik deri në Athinë, përfshirë qytete të vogla si Prizreni. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Magazina
Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

Magazina
Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Magazina
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Kalo në kategori