LAJMI I FUNDIT:

Prizreni 16 fiton ndaj rivalit lokal, Bashkimit

Prizreni 16 fiton ndaj rivalit lokal, Bashkimit

Prizreni 16 ka shënuar fitore ndaj Bashkimit me rezultat 78:73 (22:14, 9:23, 21:22, 26:14), në xhiron e 20-të në Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll.

Vendasit e nisën më mirë ndeshjen me një epërsi të dyfishtë, 20:10, dhe e fituan çerekun e parë me rezultat 22:14.

Basketbollistët e Bashkimit rikthehen shpejt për të barazuar rezultatin në 26:26, e për të kaluar në epërsi 26:30, ndërsa pjesa e parë përfundon me shifrat 31:37.


Portokallezinjtë vazhduan me lojë të mirë, duke pasur epërsi deri në dhjetë pikë, 35:45, e më pas zhvillohet lojë kryesisht e baraspeshuar, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 52:59.

Por, skuadra e Prizrenit 16, rikthehet shpejt, për të shkrirë epërsinë dhe për ta kthyer atë në favor të saj, 63:59. Deri 2:27 minuta nga fundi, fituesi nuk dihej, kur pranë rezultatit 69:67, Prizreni 16 ishte më i vëmendshëm në fund dhe triumfoi me rezultat 78:73.

Te Prizreni 16 i jashtëzakonshëm ishte Courtney Fells me 30 pikë, 11 kërcime dhe gjashtë asistime, kurse te Bashkimi u dallua Corey Ross me 19 pikë, tetë kërcime dhe gjashtë asistime.

Prizreni 16 ka 12 fitore e gjashtë humbje, ndërsa Bashkimi ka tetë fitore e 12 humbje.

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Ligat tjera
Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Serie A
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Ndërkombëtare
Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

La Liga
Kalo në kategori