LAJMI I FUNDIT:

Prizreni 16 fitoi derbin dramatik ndaj Bashkimit

Prizreni 16 fitoi derbin dramatik ndaj Bashkimit
(Foto: basketbolli.com)

Prizreni 16 ka fituar në derbin lokal ndaj Bashkimit me rezultat 90-92 (21:32, 21:17, 25:23, 23:20), në kuadër të javës së 13-të të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.

Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë deri tek rezultati 10:10, por më pas Prizreni 16 filloi shkëputjen, duke arritur epërsinë më të lartë 17:30, ndërsa çereku i parë përfundoi me shifrat 21:32. Vendasit kundërpërgjigjën në periudhën e dytë, duke zhvilluar lojë më të mirë, për të afruar shifrat në 39:43, ndërsa skuadrat shkuan në pushim me shifrat 42-49.

Në periodën e tretë, mysafirët dy herë ishin në epërsi deri në dhjetë pikë, por në fund të kësaj pjese, vendasit ngushtuan shifrat, ku rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 67:72. Ndeshje dramatike u zhvillua në dhjetë minutat e fundit, ku Bashkimi ngushton shifrat në 90-92 dhe kishte aksionin e fundit të ndeshjes, por Leëis nuk ishte i saktë për tri pikë dhe festoi Prizreni 16.


Te Bashkimi u dalluan Anton Kazarnovski me 22 pikë e 14 kërcime, Valon Bunjaku me 22 pikë, shtatë kërcime dhe gjashtë asistime dhe Julian Lewis me 22 pikë, tetë kërcime dhe tetë asistime, kurse te Prizreni 16 u dalluan Urim Zenelaj me 17 pikë e 12 kërcime dhe Ivan Koljeviq me 24 pikë, pesë asistime dhe shtatë kërcime.

Bashkimi ka shtatë fitore dhe gjashtë humbje, kurse Prizreni 16 ka tetë fitore dhe katër humbje.

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Ligat tjera
Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Serie A
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Ndërkombëtare
Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

La Liga
Kalo në kategori