LAJMI I FUNDIT:

Prizreni 16 e fiton dramën në kryeqytet ndaj Sigal Prishtinës

Prizreni 16 e fiton dramën në kryeqytet ndaj Sigal Prishtinës
(Foto: basketbolli.com)

Prizreni 16 ka shënuar fitore ndaj Sigal Prishtinës në kryeqytet me rezultat 75-78 (20:25, 20:22, 14:14, 21:17), në kuadër të xhiros së 21-të të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.

Fillimi i ndeshjes ishte interesant me një epërsi të lehtë të mysafirëve, ndërsa më pas vendasit ngushtuan shifrat në 12:13, kur filloi një seri prej 0:7 e prizrenasve për 12:20, kurse çereku i parë përfundoi me shifrat 20:25.

Periudhën e dytë më mirë e nisën kryeqytetasit që arritën të kalojnë në epërsi 29:27, e më pas zhvillohet lojë me kthesa, ku herë njëra skuadër kalonte në epërsi e herë tjetra, por në fund, basketbollistët e Prizrenit 16 sërish shkëputen për të shkuar në pushim me shifrat 40-47.


Bardhekaltrit nuk dorëzohen dhe në periodën e tretë arritën ta ngushtojnë shifrat në 50:52, megjithatë, prizrenasit sërish shkëputen në 52:61, ndërsa shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 54:61.

Çereku i fundit ishte dramatik, me prishtinasit që nuk dorëzohen dhe barazojnë shifrat në 75:75, 0:27 sekonda para fundit, por në momentet vendimtare, Prizreni 16 ishte më i vëmendshëm dhe triumfoi 75-78.

Te Sigal Prishtina u dalluan Meriton Ismaili me 17 pikë e gjashtë kërcime dhe Wendell Mitchell me 22 pikë, kurse te Prizreni 16 u dalluan Urim Zenelaj me 19 pikë e 12 kërcime dhe Darell Davis me 26 pikë e 10 kërcime.

Sigal Prishtina ka 10 fitore e 11 humbje, kurse Prizreni 16 ka 13 fitore e gjashtë humbje.

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ligat tjera
Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Ndërkombëtare
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Serie A
Sonte në një stadium të kategorisë së dytë luhet Liga e Kampionëve - gjendja e fushës i ka shqetësuar të gjithë

Sonte në një stadium të kategorisë së dytë luhet Liga e Kampionëve - gjendja e fushës i ka shqetësuar të gjithë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori