Gianluigi Buffon është zyrtarisht një lojtar i PSG-së, ku ka nënshkruar për një vit dhe me mundësi vazhdimi edhe një vit tjetër.

Portieri 40 vjeçar kishte hipur në një Renault për të shkuar në konferencën e parë për shtyp si lojtar i PSG-së, ku në rrugë i dolën dhjetëra motoçikleta që e përcollën rrugëve të Parisit.


4E0FA1FA00000578 0 image a 35 1531144751986

Turma e motoçikletave me flamuj të Italisë dhe PSG, por edhe me flakadanë e përcollën deri në hyrja të stadiumit.

4E0FA08200000578 5934027 image a 57 1531145849547

Ata festonin ardhjen e njërit prej lojtarëve më të mëdhenj të historisë së kësaj loje.

4E0FA1E800000578 0 image a 43 1531144779403

4E0FF4A500000578 5934027 image a 73 1531147175168

Qindra tifozë ishin rreshtuar rrugëve me shpresën se do të mund ta shihnin legjendën e gjallë.

Në hyrje të stadiumit shumë tifozë. Ai nuk mundi të qëndrojë duarkryq.

4E10504200000578 5934027 image a 28 1531150949273

Buffon doli për t'i përshëndetur dhe për tu bashkuar me të në këngë.

Ndërsa këndonin emrin e Buffonit, 40-vjeçari luajti dirigjentin dhe përdori një flakë ndriçuese si shkop.

Buffon shpejt e gjeti veten në Parc des Princes, ku presidenti i klubit, Nasser Al-Khelaifi, ishte duke pritur që t'ia dorëzonte fanellën e tij të re.

4E0FCC8F00000578 5934027 image m 51 1531144930781

Ai më pas ftoi dy djemtë e tij, Davidin dhe Louisin, dhe partneren Ilaria D'Amico, ku kaloi disa çaste familjare me ta në fushë.

4E1013B800000578 5934027 image a 4 1531149180603

4E0FBD9D00000578 5934027 image a 55 1531145136691

Pastaj, ishte koha për t'u përballur me mediat franceze për herë të parë ku kishte shumë pyetje. Ndër to edhe ajo për trajnerin Thomas Tuchel dhe zgjedhja e parë e portës.

4E0FC69A00000578 5934027 image a 53 1531144943848

Alphonse Areola dhe Kevin Trapp janë aty, por tha në konferencë se ku ka luajtur e ka merituar vendin si portieri i parë.

4E0FC37100000578 5934027 image a 54 1531145131641

Sfida është e hapur tashmë pasi Buffon e do vendin në portë, ndërsa ai është për herë të parë si lojtarë jashtë Italisë. /Telegrafi/

telegrafi sport app