LAJMI I FUNDIT:

Pritja e jashtëzakoshme e portierit të Atalantës që ia mohoi fitoren Juventusit

Pritja e jashtëzakoshme e portierit të Atalantës që ia mohoi fitoren Juventusit

Portieri i Atalantas, Marco Carnesecchi është ‘fajtori’ që Juventusi fitoi vetëm një pikë në derbin e xhiros së 19-të të Serisë A dhe pritja e tij në pjesën e dytë të ndeshjes hyn në garën e më të mirëve të sezonit.

Juventus kishte një fitore të madhe jashtë fushe në duart e tyre. Zonja e vjetër ka pasur avantazhin me golin e Pierre Kalulu në fillim të pjesës së dytë dhe më pas ka shkëlqyer me lojën e saj në pjesën e mbetur të lojës.

Megjithatë, portieri italian i vendasve Carnesecchi pati deri në tetë pritje dhe lejoi Bergamezët të qëndronin në lojë gjatë ndeshjes. Matteo Retegui e shfrytëzoi këtë dhe me një gol në minutën e 78-të i solli një pikë të vlefshme Atalantës, e cila ka ende ambicie për titullin e kampionit.


Megjithatë, asnjë nga këto nuk do të ishte e mundur pa ndërhyrjen e mrekullueshme të Carnesecchi. Portieri i Atalantës shpëtoi skuadrën e tij kur Juventus po priste 1:0.

Përsëri, Kalulu ishte afër portës, pa shënuar dopio, Carnesecchi bëri përpjekje dhe fjalë për fjalë e nxori topin nga porta.

Për fat të Atalantës, ai e bëri këtë, ndërsa topi ishte disa milimetra larg vijës imagjinare të portës.

Me ndihmën e teknologjisë “goal-line”, arbitri Daniele Doveri konstatoi se topi nuk hynte në portë dhe Atalanta mbeti në lojë.

Carnesecchi mori lëvdata pas ndeshjes, me faqet e para të shtypit italian plot me foto të pritjes së tij spektakolare.

Për Juventusin, ishte barazimi i 13-të në 20 ndeshjet e Serisë A të luajtura këtë sezon dhe ata janë ende të pamposhtur, por vetëm në vendin e pestë.

Nga ana tjetër, Atalanta është në pozitën e tretë me katër pikë më pak se Napoli që është lider. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Liga e Kampionëve
U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

Premier League
Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Bundesliga
Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Kosovë
Një gjyqtar ka zbuluar se ka favorizuar Messin pas 'marrëveshjes me 12 fjalë gjatë një ndeshje'

Një gjyqtar ka zbuluar se ka favorizuar Messin pas 'marrëveshjes me 12 fjalë gjatë një ndeshje'

Përfaqësueset
Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori