LAJMI I FUNDIT:

Pritet të ndalet dominimi i Messit dhe Ronaldos, Modric favorit për ta fituar ‘Topin e Artë’

Pritet të ndalet dominimi i Messit dhe Ronaldos, Modric favorit për ta fituar ‘Topin e Artë’
Ronaldo dhe Mesi nuk morën pjesë në ceremoninë e Topit të Artë

Revista prestigjioze franceze ‘France Football’ do ta ndajë sonte (e hënë) çmimin ‘Topi i Artë’.

Pas 10 viteve dominim nga Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, ky çmim prestigjioz pritet të shkojë në duar të tjetër futbollisti.

Luka Modric (Photo by Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Ylli argjentinas ka fituar pesë herë këtë çmim ndërsa po aq ka fituar edhe Cristiano Ronaldo.


Por kësaj radhe as Messi e as Ronaldo nuk janë favoritë për ta fituar këtë çmim.

Ylli i Real Madridit dhe Kroacisë, Luka Modric shihet si favoriti kryesor për ta marrë ‘Topin e Artë’, ndërsa ka fituar këtë vit edhe çmimin si futbollisti më i mirë i vitit nga FIFA.

Antoine Griezmann, Raphael Varane dhe Kylian Mbappe gjithashtu janë favorit për ta fituar Topin e Artë. (Photo by Alex Livesey/Getty Images)

Përveç Modricit, në garë për këtë çmim janë edhe Antoine Griezmann, Kylian Mbappe dhe Raphael Varane.

Treshja franceze janë në këtë mes falë triumfit në Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’.

Futbollisti i fundit që kishte fituar Topin e Artë para epokës Messi-Ronaldo ka qenë braziliani Leite Kaka në vitin 2007. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
U rikthye pas një viti e gjysmë jashtë fushave, Betim Fazliji këput sërish ligamentet

U rikthye pas një viti e gjysmë jashtë fushave, Betim Fazliji këput sërish ligamentet

Ndërkombëtare
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

Ndërkombëtare
Lewandowskit i rinovohet automatikisht kontrata me Barcelonën

Lewandowskit i rinovohet automatikisht kontrata me Barcelonën

La Liga
Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

La Liga
‘Të fala ke nga mami’ - Dragusha tregon se në cilin klub çdo shtëpi fliste për futboll

‘Të fala ke nga mami’ - Dragusha tregon se në cilin klub çdo shtëpi fliste për futboll

Superliga
Kalo në kategori