Pritet revolucion i madh te Juventusi - Marotta drejtor gjeneral, Trezeguet drejtor sportiv dhe Del Piero nënkryetar

Klubi i madh italian, Juventusi pritet të bëjë revolucion në klub, ku të gjithë drejtuesit e klubit pritet të ndryshohen dhe në vend të tyre të vijnë disa legjenda dhe emra të njohur për ambientin bardhezi.
Mediumi italian Corriere della Sera në edicionin e sotëm ka botuar një shkrim mbi të ardhmen e Juventusit pas ‘tërmetit’ të shkaktuar nga Superliga Evropiane dhe në mënyrë specifike përqendrohet mbi fatin dhe ristrukturimin e mundshëm të drejtuesve të klubit.
Deri më sot, nuk ka indikacione mbi lamtumirën e mundshme të Presidentit Andrea Agnelli, por gazeta rihap gjithashtu emrin e kushëririt të tij Alessandro Nasi si një zëvendësues i mundshëm në të ardhmen e afërt.
Megjithatë, Nasi nuk do të ishte një president në ballë të menaxhimit të sportit dhe për këtë arsye të menduarit e një kthimi në Juventus për Beppe Marottan nuk do të ishte një treg fantazie.
Gazeta italiane shkon më tej dhe tregon për kthimin e mundshëm në Juventus të dy legjendave të së kaluarës së afërt: David Trezeguet dhe Alessandro Del Piero.
Trezeguet thuhet se aktualisht është në rrugën e duhur për t'u bërë drejtor sportiv, ndërsa Del Piero mund të zë vendin e Pavel Nedved si zv.president i klubit. /Telegrafi/























































