NRG Band publikoi pak ditë më parë projektin e ri, "Ani More Nuse".

Rikthimi i projektit hit të dikurshëm, "Ani More Nuse" në një version modern nga NRG Band u prit mirë nga publiku.


Në vetëm pak ditë të publikimit kënga arriti gjysmë milionë klikime.

Komentet në YouTube ishin pozitive për këtë projekt me të cilin u rikthyen bendi prej më të vjetërve të skenës.

nrg band2

Kënga u punua nga Fourz Music në UnixStudio.

Ndërkaq, videoklipi u punua nga ProVideo.

NRG Band erdhën me këtë projekt pas bashkëpunimit me Eni Koçin ndërsa vazhdojnë të jenë prej bendeve më të kërkuara me koncerte e ahengje private të shumta. /Telegrafi/