LAJMI I FUNDIT:

Priten pezullime për rastin ‘Dehari’

Priten pezullime për rastin ‘Dehari’

Zyrtarë të lartë në Ministrinë e Drejtësisë, në kushte anonimiteti, kanë thënë se tashmë kur ka përfunduar një raport i Inspektoratit në lidhje me rastin “Dehari” pritet të ketë edhe pezullime nga puna të disa zyrtarëve të lartë të Qendrës së Paraburgimit në Prizren.

Stafi menaxherial i Qendrës së Paraburgimit në Prizren pritet të pezullohet nga detyra pasi është hartuar një raport në lidhje me vdekjen e aktivistit të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Astrit Dehari, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Raporti, sipas burimeve të gazetës “Zëri” në Ministrinë e Drejtësisë, është hartuar nga ana e Inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë, i cili ka gjetur mangësi në lidhje me ofrimin e sigurisë së mjaftueshme që të mos ndodhte akti i vdekjes së aktivistit të subjektit më të madh politik opozitar në vend, shkruan gazeta ‘Zeri’.


Derisa raporti ka arritur në duart e ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxha, zyrtarë të lartë të kësaj Ministrie kanë thënë për gazetën “Zëri” se pezullimet nga puna pritet të ndodhin shumë shpejt edhe atë duke u bazuar në të gjeturat e Inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Lajme
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Drejtësi
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Ndërron jetë Igor Jug, i dënuar për ngjarjet e

Ndërron jetë Igor Jug, i dënuar për ngjarjet e "27 prillit" në Kuvend

Lajme
Kalo në kategori