“Zyrtarët e Drejtorisë së Inspekcionit do të jenë në teren gjatë datave 21, 22 dhe 23 shtator dhe do të inspektojnë të gjitha tregjet e qytetit. Çfarëdo tentimi që prerja e kurbanit të bëhet në lokacione të tjera, si p.sh. Tregu i Gjelbër, ai i Ulpianës apo vende të tjera, do të pamundësohet dhe do të iniciohet procedura për kundërvajtje”, thuhet në komunikatë.

Tregu i kafshëve është lokacioni i vetëm që i plotëson kushtet minimale për kryerjen e këtij rituali, andaj ftojnë qytetarët që ta respektojnë këtë vendim. /Telegrafi/