LAJMI I FUNDIT:

Prishtina Weather: Dita e shtunë e 9 korrikut më e ftohta që nga viti 1979, javën që po hyjmë do të ketë ngritje të temperaturave

Prishtina Weather: Dita e shtunë e 9 korrikut më e ftohta që nga viti 1979, javën që po hyjmë do të ketë ngritje të temperaturave

Përmirësim të motit do të ketë në javën që po hyjmë, ku në fillim do të ketë mot më të freskët e pastaj temperaturat do të shkojnë duke u ngritur deri në mbi 30 gradë Celsius, njofton Prishtina Weather.

Sipas tyre, e shtuna e 9 korrikut ishte dita më e ftohtë që nga viti 1979.

“Mot stabil gjatë javës në vijim, me diell dhe vranësira kalimtare. Fillimisht jo shumë ngrohtë, në pjesën e dytë më nxehtë, me temperatura mbi 30 gradë Celsius. Mot stabil parashihet të dominojë përgjatë javës së dytë të korrikut. Do të ketë intervale më të gjata me diell, e vranësira kalimtare. Të reshura nuk parashihen për momentin. Në aspektin termik fillimisht do të mbajë mot i ngrohtë, e gjatë pjesës së dytë sërish mot i nxehtë shtrihet mbi vendin tonë me temperatura mbi 30 gradë Celsius”, bënë të ditur Prishtina Weather.


Maksimalet e javës do të sillen nga 23-25 gradë Celsius kurse gjate ditës së premte ato priten të shkojnë deri në 31 gradë Celsius, kurse minimalet do të zbresin nga 10-11 gradë Celsius.

“Temperaturat minimale zbresin në 10C e 11C, ndërsa maksimalet luhaten ndërmjet 23 gradë Celsius e 25 gradë Celsius, e ditën e premte rriten edhe deri në 31C”, thuhet në njoftim.

Në anën tjetër, me mot me vranësira dhe reshje shiu u karakterizua java që lam pas ku temperaturat zbritën deri në 17 gradë Celsius maksimalet, gjatë ditës së shtunë. Duke e bërë kështu ditën e shtunë ditën më të ftohtë të muajit korrik që nga viti 1979.

“Masa të ftohta ajrore që depërtuan ditën e djeshme mbi rajon, zbritën ndjeshëm temperatura nga vlerat mesatare për muajin më të nxehtë veror, korrikun. Temperatura maksimale, ditën e djeshme në Aeroportin e Prishtinës ishte vetëm 17 gradë Celsius, derisa në stacionin personal në lartësi mbidetare prej 680 metra, në Prishtinë, temperatura maksimale ishte 16.1 gradë Celsius, e shënuar rreth orës 15:00. Me këtë temperaturë zyrtare prej 17 gradë Celsius, po del që kjo ditë e 9 korrikut ishte më e ftohta e regjistruar në Prishtinë që nga viti 1979, kur edhe atë ditë, sipas vrojtimeve temperatura ishte 17 gradë Celsius. E ftohtë ishte edhe dita e 9 korrikut më 1998 me 17.6 gradë Celsius, regjistruar në Stacionin Meteorologjik në Prishtinë”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Politikë
Fitness qendra

Fitness qendra "Oxygen" në Tetovë, investimi mahnitës që hap dyert nga data 10 janar

Lajme
Kalo në kategori