Humbja e Sigal Prishtinës në sekondat e fundit përball Golden Eagle Yllit ka lënë shije të hidhur te klubi nga kryeqyteti.
Por, kjo humbje, sipas KB Sigal Prishtina erdhi për shkak të numrit të madh të gabimeve të gjyqtarëve të ndeshjes, duke përfshirë edhe koshin e fundit që solli fitoren e skuadrës nga Suhareka.
Në një notë proteste dërguar Federatës së Basketbollit të Kosovës, Sigal Prishtina numëron gabimet në referim në këtë ballafaqim, duke ia bashkangjitur edhe një video me të gjitha gabimet e gjyqtarëve që sipas KB Prishtinës kanë ndikuar direkt në rezultat.
Më tutje në këtë notë proteste, drejtuesit e Sigal Prishtinës kanë kërkuar nga FBK-ja dhe të gjithë drejtuesit e saj që të jenë më sy hapur dhe më rigoroz ndaj gabimeve të bëra me, apo pa tendencë.
Kjo është reagimi i plotë i KB Sigal Prishtinës në faqen zyrtare në “Facebook”:
NJË HUMBJE E HIDHUR DHE E PAMERITUAR – NJË DJERSË DHE MUND I DËMTUAR!
E nderuara Federatë e Basketbollit të Kosovës, i nderuar Komesar i Garave, të respektuar referë,
Po ju drejtohemi me këtë notë proteste publike, për atë se çka ndodhi në ndeshjen e fundit kundër KB Ylli, e që pavarësisht se ishte një duel mjaft dramatik e i fortë, ra nën hijen e referimit. Në momentet vendimtare, duke përfshirë edhe koshin i cili vendosi fituesin e ndeshjes u gabua rëndë nga gjyqtarët e takimit e cila na kushtoi edhe me humbjen e tij. Pavarësisht që kishin në dispozicion të ri-shikonin vendimet e tyre në ekran, ata vendosën që mos ta përdorin teknologjinë asnjëherë të vetme gjatë tërë ndeshjes.
Si klubi që ka kontribuar më së shumti në zhvillimin e basketbollit kosovar e shqiptar, si përfaqësuesit më dinjitoz në arenën ndërkombëtare, kërkojmë nga FBK-ja dhe të gjithë drejtuesit e saj që të jenë më sy hapur dhe më rigoroz ndaj gabimeve të bëra me, apo pa tendencë.
Fatkeqësisht, kjo nuk hera e parë në këtë edicion që paraqitja e shkëlqyer e djelmoshave tanë bie nën hijen e referimit dhe klubi dëmtohet me humbje.
Nuk kërkojmë të favorizohemi, mirëpo kërkojmë të ketë ndarje të drejtësisë në mënyrë profesionale dhe korrekte, pasi vetëm kështu basketbollin do ta çojmë përpara. Mbrëmë na ndodhi neve, nesër mund t’i ndodhë Yllit, Bashkimit, Pejës, e të tjerëve.
Prandaj, ju lutemi lejoni të luhet basketboll dhe mundësojani lojtarëve tanë të tregojnë kualitetin e tyre në parket. Ju lutemi mos e dëmtoni basketbollin!
Një gjë është e sigurt, kjo ndeshje do të duhet të ishte fituar nga më i miri, e merituan të dy klubet, lojtarët dhe të gjithë adhuruesit e kësaj loje të bukur.
Në videon e mëposhtme i kemi përmbledhur vetëm gabimet që ndikuan direkt në rezultatin përfundimtar.
P.S. KB Golden Eagle Yllit i urojmë fitoren dhe shumë suksese ne vijim të garave.
HAJDE PRISHTINË!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Armando Broja rikthehet te Evertoni si një ‘bishë’ – transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Man Utd ofron 40 milionë euro dhe kartonin e Hojlund për transferimin e top sulmuesit

Rashford merr vendimin e madh për të ardhmen pas vetëm pesë ndeshjeve me Aston Villën

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Rashford merr vendimin e madh për të ardhmen pas vetëm pesë ndeshjeve me Aston Villën

Tentoi të bëhej viral me pritjen e tij, por portieri turpërohet duke pranuar gol nga 40 metra

Man Utd ofron 40 milionë euro dhe kartonin e Hojlund për transferimin e top sulmuesit

Derisa nuk i ndal lotët, vajza e Diego Maradonas del me deklarata tronditëse për atë çfarë po u bënë mafia në Argjentinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk