LAJMI I FUNDIT:

Prishtina fiton edhe ndaj Pejës, konfirmon formën e mirë

Prishtina fiton edhe ndaj Pejës, konfirmon formën e mirë

Sigal Prishtina ka fituar derbin e javës së pestë të ProCredit Superligës. Bardhekaltrit shënuan fitore ndaj Pejës me shifrat 78:67 (23:20, 20:17, 15:11, 20:19).

Bardhekaltrit e nisën ndeshjen më mirë dhe që në çerekun e parë krijuan epërsi prej dhjetë pikësh, 17:7, por verdhezinjtë u rikthyen dhe kjo pjesë përfundoi 23:20.

Pejanët vazhduan me lojë të mirë për të bërë përmbysjen në 25:30, por vendasit sërish u rikthyen dhe pjesa e parë përfundoi 43:37.


Në pjesën e dytë, prishtinasit vetëm sa shtuan epërsinë dhe nuk rrezikuan fitoren, për të triumfuar në fund 78:67.

Më i miri te kryeqytetasit bindshëm ishte Damire Burns me 23 pikë e 22 kërcime, duke u ndihmuar nga Jalen Moore me 20 pikë e nëntë asistime, kurse te mysafirët Jasquez Yow kishte 11 pikë e 12 kërcime, Shahada Wels 18 pikë dhe Darnell Cowart 19 pikë.

Sigal Prishtina ka katër fitore e një humbje, ndërsa Peja dy fitore e tri humbje.

Në trend Sport

Më shumë
Liverpooli befason të gjithë - gjen zëvendësuesin ideal të Alexander-Arnold në Brazil

Liverpooli befason të gjithë - gjen zëvendësuesin ideal të Alexander-Arnold në Brazil

Premier League
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Përfaqësuesja e Kosovës
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori