Derbi i mbetur i Ipko Superligës së Kosovës në mes Feronikelit dhe Prishtinës përfundoi në të mirë të skuadrës nga kryeqyteti.

Skuadra e Mirel Joses fitoi me rezultat 0-1 në një ndeshje mjaft të vështirë.


Ishte Mendurim Hoti që në minutën e dhjetë tenoi golin me një goditje nga largësia, por topi përfundoi jashtë portës. Hoti pak minuta më vonë shërbeu Astrit Fazliu, por as ky nuk arriti të shënojë.

45527654 396125204461196 3419289924669538304 n

Për Prishtinën i pari që rrezikoi portën kundërshtare ishte Arago Jamal (31'), pasaj edhe Mario Morina (36'), pavarësisht rasteve nuk kishte gola në pjesën e parë.

Ishte edhe një herë Mendurim Hoti i Feronikelit që e rifilloi ndeshjen me rast për gol, por ishte Mario Morina ai që iu përgjigj me gol pas asistimit nga Basid Khalid.

Në minutën e 64 Prishtina mbeti pa një lojtar pasi Diar Miftaraj u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë. Vendasit tentuan të shënojnë, por rrjeta e Visar Bekajt nuk u tund asnjëherë.

45517200 2188479781408484 1480098648493654016 n

Pas kësaj fitore Prishtina ngjitet në vendin e parë me 33 pikë, një më shumë se Feronikeli një vend më poshtë.

Ndeshja e ardhshme e klubit nga kryeqyteti është ndaj Ballkanit, kurse Feronikeli luan kundër Ferizajit. /Telegrafi/

telegrafi sport app