LAJMI I FUNDIT:

Prishtina dhe Prizreni prijnë me numrin më të madh të rasteve të reja me COVID-19

Prishtina dhe Prizreni prijnë me numrin më të madh të rasteve të reja me COVID-19

Në 24-orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 92 raste të reja me COVID-19, duke çuar në 14 mijë e 119 numrin e personave të infektuar me virus.

Po ashtu, për gjatë kësaj kohe janë shëruar 115 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10 mijë e 546 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3 mijë e 10, përcjell Telegrafi.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ka bërë të ditur se në 24-orët e fundit betejën me COVID-19 e kanë humbur 7 pacientë, duke çuar në 563 numrin e viktimave.


Nga rastet e fundit të konfirmuar me COVID-19, më së shumti janë nga Komuna e Prishtinës me gjithsej 39 raste dhe Prizreni më 10 raste.

Shtatë të vdekur dhe 92 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Lexo po ashtu Shtatë të vdekur dhe 92 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Komuna e Gjakovës më 9 raste, Komuna e Ferizajt dhe Fushë Kosovës më nga 5 raste, Komuna e Drenasit më 4 raste dhe Komuna e Vushtrrisë më 3 raste.

Komuna e Istogut, Podujevës dhe Rahovecit më nga 2 raste.

Me nga një rast janë komunat Deçan, Gjilan, Han i Elezit, Kamenicë, Lipjan, Obiliq, Pejë, Shtime, Skenderaj, Suharekë dhe Viti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori