Menaxherët e tre lokaleve në Sarandë janë proceduar penalisht, pas kontrollit të bërë nga policia për të parandaluar ndotjen akustike.
Gjatë kontrolleve të tyre janë konstatuar në paligjshmëri tre subjekte, në Ksamil dhe në Sarandë.
Për këtë arsye tre menaxherët e subjekteve që prishën qetësinë publike duke vendosur muzikë të lartë, pas orarit të lejuar.
Gjithashtu sipas njoftimit të policisë janë sekuestruar pajisjet që gjeneronin muzikën.
E. M., 29 vjeç, A. B., 18 vjeç. dhe Th. P., 44 vjeç, do të procedohen në gjendje të lirë për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.
“Shërbimet e komisariateve të Policisë Sarandë, si rezultat i kontrolleve gjatë natës, për parandalimin e shqetësimit të qytetarëve dhe pushuesve, nga ndotja akustike që vjen si pasojë e muzikës së lartë në subjekte të ndryshme argëtimi, kanë konstatuar 3 raste të tjera të kësaj paligjshmërie.
Në 3 lokale, në Sarandë dhe në Ksamil, shërbimet e Policisë kanë konstatuar muzikë të lartë në tejkalim të orarit të përcaktuar.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për 3 menaxherët e këtyre subjekteve, shtetasit E. M., 29 vjeç, A. B., 18 vjeç. dhe Th. P., 44 vjeç, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.
Për të trija rastet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale pajisjet që gjeneronin muzikën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme”,-thuhet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
LVV nis festën në Prishtinë, pasi Kurti shpalli fitoren në zgjedhje
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
Stavileci: PDK ka marrë mbi 200 mijë vota, rezultati tregon se qytetarët kërkojnë një qeveri të re
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe