LAJMI I FUNDIT:

‘Prindi 1’ dhe ‘Prindi 2’ – BimBimma ironizon me Getoar Selimin: Ndërroje emrin nga ‘BabaStars’ në ‘Prindi 1 Stars’

‘Prindi 1’ dhe ‘Prindi 2’ – BimBimma ironizon me Getoar Selimin: Ndërroje emrin nga ‘BabaStars’ në ‘Prindi 1 Stars’
Foto: BimBimma & Getoar Selimi/Instagram

Reperi i njohur shqiptar, BimBimma, ka reaguar me ironi ndaj përdorimit të termave “Prindi 1” dhe “Prindi 2” në dokumentet e shkollës “Elena Gjika” në Prishtinë, që ka shkaktuar reagime të shumta ditët e fundit.

Në vend të referencave tradicionale “nënë” dhe “baba”, përdorimi i këtyre termave ka ngjallur debate në publik dhe rrjete sociale.

Në stilin e tij karakteristik, BimBimma vendosi të ironizojë situatën duke bërë shaka me mikun e tij dhe reperin e njohur, Getoar Selimi, i cili është themelues i label-it të famshëm “BabaStars”.


Foto: BimBimma/InstaStory

Në një postim në InstaStory, BimBimma publikoi një fotografi ku logoja e BabaStars ishte transformuar në “Prindi 1 Stars”. Bashkë me foton, reperi shkroi: “Ghetto Geasy bir, tash kështu duhesh me e bo emrin! Rregullorja e re dhe Zanat në aksion”.

Foto: BimBimma/InstaStory

Postimi u prit me humor nga ndjekësit, duke theksuar stilin ironik të BimBimmës për të trajtuar çështje sociale dhe vendimet që shpesh krijojnë diskutime të gjera në publik.

Ky postim ka nxitur biseda të reja në rrjetet sociale, duke vënë në pah si artistët e njohur shpesh përfshihen në diskursin publik përmes artit të tyre dhe qasjes ironike ndaj çështjeve që prekin komunitetin. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Nur Al Khazali i bashkohet spektaklit Ferma VIP

Nur Al Khazali i bashkohet spektaklit Ferma VIP

Magazina
Ferma VIP: Zbulohen disa fermerë të këtij edicioni

Ferma VIP: Zbulohen disa fermerë të këtij edicioni

Përplasja me Danjën, Gjesti i thotë Eglit se e ka paralajmëruar: Besoji tani

Përplasja me Danjën, Gjesti i thotë Eglit se e ka paralajmëruar: Besoji tani

Një nga filmat më të mirë dhe fitues i ‘Oscar’ tani ndodhet i disponueshëm në Netflix

Një nga filmat më të mirë dhe fitues i ‘Oscar’ tani ndodhet i disponueshëm në Netflix

Magazina
Kryeministri britanik Starmer takohet me producentët e serialit Adoleshenca, mbështet planin që drama të transmetohet në shkolla

Kryeministri britanik Starmer takohet me producentët e serialit Adoleshenca, mbështet planin që drama të transmetohet në shkolla

Magazina
Justin Bieber shqetëson fansat me paraqitjen e tij gjatë një transmetimi të drejtpërdrejt në Instagram

Justin Bieber shqetëson fansat me paraqitjen e tij gjatë një transmetimi të drejtpërdrejt në Instagram

Magazina
Kalo në kategori