Prindërit në protesta, nuk do të ketë provim pranues për nxënësit në gjimnazin “Orce Nikollov”

Në gjimnazin “Orce Nikollov” nuk do të ketë test pranues, ose test kualifikues për përzgjedhjen e nxënësve, për shkak të tejkalimit të kandidatëve për regjistrim në vitin e parë.
Gjithë semi-maturantët me sukses 5.O në shkollën fillore që kanë konkurruar në afatin e parë të qershorit, do të pranohen në gjimnaz dhe do të vendosen në dy paralele, siç është planifikuar në konkursin për vitin shkollor 2019/2020, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Marrëveshja që të mos ketë provim pranues është arritur sot në takim në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës në mes përfaqësuesve kompetent dhe përfaqësuesve të prindërve të nxënësve.
Prindërit e nxënësve sot protestuan para Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe mblodhën nënshkrime kundër testimit pranues, ndërsa kërkuan që të formohet edhe paralele shtesë.
Vende të lira në shkollën “Orce Nikollov” ka për 285 nxënës, ndërsa për regjistrim janë paraqitur 400 nxënës, prej të cilëve 330 janë me sukses 5.0.
Sipas planit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës prej dje, nxënësit sot në mëngjes është dashur të jenë në testim në gjuhën maqedonase dhe matematikë dhe nga gjithë të paraqiturit me sukses të njëjtë të bëhet listë se cilët do të pranohen në shkollë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë