Princi saudit gjatë takimit me Trumpin: Investimet tona në Amerikë mund të arrijnë 1 trilion dollarë

Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, arriti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për herë të parë pas shtatë vjetësh, ku në Uashington u prit me nderime ceremoniale të paparë më parë nga një president amerikan.
Princi i kurorës saudite ka takuar sot liderin amerikan, Donald Trump, ku i ka konfirmuar se investimet e Arabisë Saudite në SHBA mund të arrijnë në 1 trilion dollarë.
“Arabia Saudite do të jetë në gjendje të rrisë angazhimin e saj për investime në pothuajse 1 trilion dollarë”, tha Salman, raporton skynews.
Siç pritej, Trumpi ishte i kënaqur nga lajmi “kjo është e shkëlqyer, e vlerësoj shumë. Po bëjmë shifra që askush nuk i ka bërë kurrë”.
Princi e lavdëroi Trumpin për “shumë gjëra të mira” dhe për krijimin e një “themeli të mirë për të nxitur më shumë rritje ekonomike, më shumë biznes në Amerikë”, si dhe për punën e tij për “paqen në botë”.
Ndryshe, Uashingtoni aktualisht ka një marrëveshje me Arabinë Saudite për investime në vlerë të 600 miliardë dollarëve në SHBA. /Telegrafi/
- YouTube www.youtube.com





















































