Harry ka bërë një deklaratë prekëse për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II, e cila ndërroi jetë të enjten (8 shtator) në moshën 96-vjeçare.

Duka i Sussex, 37-vjeçar, ndau një mesazh për mbretëreshën e ndjerë në uebsajtin Archewell të tij dhe gruas së tij, Meghan.


"Në festimin e jetës së gjyshes sime, Madhërisë së Saj Mbretëreshës - dhe duke vajtuar humbjen e saj - të gjithëve na kujtohet busulla udhërrëfyese që ajo ishte për kaq shumë në përkushtimin e saj ndaj shërbimit dhe detyrës”, filloi Harry, duke e quajtur udhëheqësen "të admiruar dhe të respektuar globalisht”.

Screenshot 5 22 Familja mbretërore (Foto: Wire Image)

Ai vazhdoi, “Gjyshe, ndërsa kjo ndarje përfundimtare na sjell pikëllim të madh, unë jam përgjithmonë mirënjohës për të gjitha takimet tona të para – që nga kujtimet e mia të hershme të fëmijërisë me ty, deri te takimi me ty për herë të parë si komandanti im i përgjithshëm, në momentin e parë që takova gruan time të dashur dhe përqafove stërnipërit e tu të dashur”.

“I vlerësoj këto kohë të përbashkëta me ju dhe shumë momente të tjera të veçanta në këtë mes. Tashmë na mungon shumë”.

Harry përfundoi duke falënderuar gjyshen e tij, teksa ka vënë në dukje se ajo dhe burri i saj i ndjerë, Princi Philip, janë "ribashkuar ... në paqe".

Screenshot 6 18 Mbretëresha Elizabeth II (Foto: Getty Images)

Pallati Buckingham njoftoi të enjten pasdite se mbretëresha kishte vdekur pasi më herët gjatë ditës tha se shëndeti i saj ishte përkeqësuar.

Harry me këtë rast pas shumë kohësh u bashkua edhe me Princin William, Kate Middleton, i shoqëruar nga bashkëshortja Meghan Markle. /Telegrafi/

Screenshot 7 16 Princi Harry dhe Meghan (Foto: Getty Images)