Ka hapur siparin Prishtina International Film Festival me filmin “Mediterranea”.

I ftuar special në ceremoni ishte edhe aktori kryesor i këtij filmi, Alassane Sy, i cili vjen për here të parë në Prishtinë në saje të PriFest dhe ka prezantuar filmin.


Ky i fundit do të zhvilloj edhe një konferencë për shtyp nesër me 23 prill në orën 11.00 te pllatoja pranë Sallës së Kuqe (ish Boro Ramizi), transmeton Telegrafi.

festival 1

Ndërkaq, para se të fillon festivali, yjet dhe personazhe kanë parakaluar në tepihun e kuq. Ku mes tyre ishte edhe ambasadori britanik, Ruairi O'Connell.

Vlen të theksohet se të gjitha filmat do të jenë falas për studentët dhe pensionistët nga mosha 65 e tutje, ndërsa Telegrafi është edhe një ndër sponsorët media, ku do t’iu mbajë të informuar gjatë gjithë festivalit. /Telegrafi/

festival 2

festival 3

festival 4

festival 5

festival 6