Një prezantuese e motit, e njohur më shumë për gjoksin gjigant dhe veshjet provokative, ka vendosur të ndryshojë profesionin.

Larissa Sladkova, e popullarizuar shumë tek publikun rus, ka vendosur t’i hyjë rrugës së politikës, duke kandiduar për zgjedhjet lokale.


Ajo pritet të jetë kandidate e Partisë së Pensionistëve, për një komunë në regjionin Chelyabinsk të Rusisë, transmeton Telegrafi.

Emri saj ka hyrë në listën e ngushtë të kandidatëve, që do të aprovohen nga liderët e partisë në Moskë.

“Pse të mos bëj politikë? I kam të gjitha aftësitë e duhura për këtë dhe jam mjaftë e mençur” ka thënë Sladkova.

Madje, ajo e ka zgjedhur këtë parti, sepse dëshiron t’i mbrojë të drejtat e të moshuarve.

“Këta janë njerëzit më të pafavorizuar në Rusi, dhe unë kam filluar të mendoj për pensionimin tim që tani” ka shtuar ajo. /Telegrafi/