LAJMI I FUNDIT:

Prezantohet Projekt-strategjia për Sundimin e Ligjit

Prezantohet Projekt-strategjia për Sundimin e Ligjit

Ministri në detyrë, Selim Selimi, së bashku me kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skender Çoçaj dhe kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, sot kanë prezantuar Projekt-Strategjinë për Sundimin e Ligjit, që buron nga procesi i Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit.

Selimi tha se Projekt- Strategjia, përmban katër objektiva strategjike.

“Sot kemi përpiluar planin pesëvjeçar të ndryshimit pozitiv në sistemin e drejtësisë, pra kemi finalizuar Strategjinë që del nga Rishikimi Funksional i Sektorit të Sundimit të Ligjit. Kjo Strategjia përmban katër objektiva: fuqizimi i gjyqësorit dhe prokurorisë, fuqizimi i drejtësisë penale, fuqizimi i qasjes në drejtësi, dhe fuqizimi i luftës anti-korrupsion”, tha Selimi.


Sipas tij, përmes kësaj Strategjie shpalosen hapat që duhet të ndërmarrin institucionet për të vendosur sundimin e ligjit në Republikën e Kosovës.

Kjo Strategji sipas Selimit, është nisma më serioze që Kosova e ka ndërmarrë drejtë avancimit të sundimit të ligjit, dhe për këtë proces falënderoi bashkëpunëtorët nga Ambasada Amerikane, Ambasada Britanike, UNDP,USAID, Unioni Evropian si dhe përfaqësuesit kyç të institucioneve të drejtësisë në vend.

Ndërsa, kryesuesi i KGjK-së, Skender Çoçaj tha se ky proces arrin të adresoj një numër të konsiderueshëm të çështjeve që ballafaqohet sistemi gjyqësor në Kosovë.

“Për ne është shumë e rëndësishme që kjo strategji, t’i përfshijë objektivat afatmesme dhe afatgjate për sistemin gjyqësor si dhe për tërë sistemin e drejtësisë”, tha Çoçaj.

Edhe kryesuesi i KPK-së, Bahri Hyseni e vlerësoi lartë punën për finalizimin e Projekt Strategjisë.

Ai tha se do të jetë një bazament i fuqishëm për të ndryshuar, plotësuar dhe avancuar shtetin ligjor”, tha  Hyseni.

Donikë Qerimi, e cila është eksperte e jashtme ligjore tha se kjo Strategji është produkt i një procesi të gjatë dhe të detajuar që është zhvilluar në tri faza.

“Në fazën e parë u bënë disa analiza paraprake të cilat identifikuan çështjet kryesore të cilat duhej të analizoheshin më tej. Më pas, në fazën e dytë, u analizuan këto probleme në katër kapituj dhe u prodhuan gjithsej 16 dokumente të politikave, me ekspertizë të jashtme e vendore që u mundësua nga partnerët tanë”, tregoi Qerimi.

Në njoftim thuhet se Projekt Strategjia për Sundimin e Ligjit, do të dalë në konsultime publike në platformë online, ku të gjithë palët e interesuara kanë të drejtë të shprehin komentet e tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
”Me lot në sy jam, trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

”Me lot në sy jam, trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Lajme
KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Lajme
Sa ka urgjencë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës?

Sa ka urgjencë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës?

Lajme
Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Drejtësi
Gjeneral Jashari: Përvoja amerikane e rëndësishme për FSK-në

Gjeneral Jashari: Përvoja amerikane e rëndësishme për FSK-në

Siguri
Kalo në kategori