Roma e zyrtarizoi sot, mbrojtësin e krahut të djathtë Davide Zappacostan i cili vjen nga Chelsea. 

Klubi romanist, shquhet për postimet në faqen e “Tëitterit”, ndërkohë së fundmi, verdhekuqtë, kanë marr një iniciativë që sa herë zyrtarizojnë ndonjë lojtar, ia bashkëngjitin videon me momente nga prezantimi  si dhe disa foto fëmijësh që rezultojnë të humbur prej vitesh.


Mes tyre kësaj radhe ishin edhe tre shqiptarë: Bleona Mata, Kadri Rexha dhe Olijon Cera.

69480291 527324934502750 6583036364743245824 n

Dy djemt janë të zhdukur në Angli, në qytetet Luton dhe Kent.

68938562 535817227161613 5529726950005800960 n e1566417131500

Kujtojmë që vogëlushja Cera rezulton e humbur që prej majit të vitit 2010, teksa kulloste bagëtitë në malin e fshatit Zapod të Kukësit.

Tashmë Bleona është 14 vjeçe dhe vazhdon të jetë e zhdukur.

69308680 665636540578239 5454204107633983488 n

Roma është e angazhuar prej kohësh me nismën e tyre për gjetjen e fëmijëve të humbur. /Telegrafi/

https://twitter.com/ASRomaEN/status/1164232292216315904

telegrafi sport app