Videoja e një burri i cili pretendon se mund të udhëtojë nëpër kohë dhe se është rikthyer nga viti 2021, është shfaqur në YouTube në kanalin “Paranormal Elite”. Mirror shkruan se ky burrë misterioz vuan nga depresioni dhe anoreksia. Thotë se është 50-vjeçar, por për shkak se vazhdimisht merr barna duket sikur të ishte 25-vjeç, transmeton Telegrafi.
Ueb-faqja “Paranormal Elite” ka pranuar një telefonatë nga një burrë i cili pretendonte se është kthyer nga viti 2021. Ai ka deklaruar se kishte punuar në një projekt të fshehtë të qeverisë dhe se tani jeton në Amerikën e Jugut. Ai madje shkon më larg, duke pretenduar se frikësohet që mund të vritet për të gjithë ato që i di.
Për ta ruajtur identitetin e tij, ai paraqitet dhe preferon ta quajnë vetëm si Noa. Kohë pas kohe ai mund të dëgjohet në video duke qarë.
“I përkas vitit 2021. Aty kam kaluar më së shumti kohë”, ka deklaruar ai.
Ai beson se udhëtimi në kohë ekziston që nga viti 2003 dhe se njerëzit do të mund ta bëjnë këtë deri në vitin 2028.
Më poshtë mund t’i lexoni disa nga parashikimet e njeriut që udhëton nëpër kohë:
• Donald Trump do të rizgjidhet President i SHBA-ve në vitin 2020.
• Veturat elektrike do të mund të përshkojnë mbi 900 kilometra me vetëm një mbushje.
Sipas pretendimeve të tij këto parashikime lehtë mund të shpjegohen. Sipas hulumtimeve të fundit, Trump aktualisht i ka rreth 30 për qind të gjasave që sërish të rizgjidhet president.
Në maj të vitit 2017, Live Science ka paralajmëruar që vetura elektrike do të mund të kaloj 997 kilometra me vetëm një mbushje. Kjo teknologji e re do të duhej të ishte e gatshme për përdorim deri në vitin 2020.
Sa i përket “Google Glass”, ai nuk ishte edhe aq preciz, por tha se inteligjenca artificiale do të jetë pjesë e përditshmërisë dhe se syzet e prodhuar nga Google do të kenë fuqi më të madhe se kompjuterët e sotshëm. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=ag8E-p4v_24
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për Dodikun

Ukrainasit sulmojnë me dron rafinerinë e naftës në Rusi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës