LAJMI I FUNDIT:

Pretendimet e Vuçiqit për dronët, Zeka: Serbia po luan rolin e viktimës, të mos biem në grackën e saj

Pretendimet e Vuçiqit për dronët, Zeka: Serbia po luan rolin e viktimës, të mos biem në grackën e saj

Ish-zv.ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Izmi Zeka ka thënë se deklarata e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në lidhje me pretendimet e tij se dronët “Bayraktar” të Kosovës qëndruan mbi ajër për t’i zbuluar pozicionet e ushtrisë serbe nuk është befasi dhe se politika të tilla priten gjithmonë nga Serbia.

Në emisionin “Rreth e Rrotull”, Zeka ka thënë se Serbia po luan rolin e viktimës në këtë rast duke përdorur politikë kontinuele në raport me Kosovën pasi “e di shumë mirë që Kosova është e humbur për ta”.

Sipas Zekës, Kosova duhet të fokusohet në kryerjen e detyrave të veta dhe të mos merret fare me Serbinë.


“Qeveria duhet të ketë kujdes që të mos bien në grackë të këtyre politikave. E gjithë politika, nuk është në favor të Serbisë, çështja e sistemit të mbrojtjes së dronëve është çështje e brendshme e secilit shtet. Shteti i Kosovës duhet të jetë vigjilent. Duhet të fokusohemi në çështjet tona dhe të jemi në koordinim me ndërkombëtarët”, ka deklaruar Zeka.

Ministria e Mbrojtjes së Kosovës dje ka mohuar deklaratat e presidentit serb Aleksandar Vuçiq se gjoja “dronët Bayraktar kanë vëzhguar lëvizjet e ushtrisë serbe”.

Kurti tha se Serbisë dhe Rusisë do t'u shërbente një front i ri në Ballkan, reagon Vuçiqi
Lexo po ashtu Kurti tha se Serbisë dhe Rusisë do t'u shërbente një front i ri në Ballkan, reagon Vuçiqi

Nga ky departament thuhet se Forcat e Sigurisë së Kosovës nuk koordinojnë operacionet me dron jashtë kufijve të Kosovës.

Ministria e Mbrojtjes ka theksuar se qëllimi i kapaciteteve të saj është të mbështesë operacionet brenda territorit të Kosovës.

“Kjo njësi është projektuar për të përdorur avionë pa pilot dhe normalisht kryen operacione edhe me dron TB2. Nuk ka asnjë lajm që ne të kryejmë operacione jashtë kufijve të Kosovës apo të koordinojmë me dikë. Qëllimi i kapaciteteve tona ajrore është të mbështesim operacionet në territorin e Kosovës”, kishte thënë Ministria e Mbrojtjes në një përgjigje për The Geopost.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pretenduar se dronët “Bayraktar” TB-2 të cilët Qeveria e Kosovës i ka blerë nga Turqia, më 5 dhe 6 qershor janë ngritur në lartësi prej 5800 metra me synimin për të vëzhguar pozicionin e ushtrisë serbe.

“I kemi shikuar si pëllëmbën e dorës dhe po të ishte ndonjë kohë tjetër nuk do të qëndronin gjatë në ajër, pasi është hapësira ajrore nën kontrollin e KFOR-it, ne e respektojmë hapësirën e KFOR-it, ata po bëjnë punën e tyre, ne po bëjmë tonën”, ka deklaruar Vuçiq.

Në trend Lajme

Më shumë
Lind fëmija me peshën më të madhe në 10 vitet e fundit në Shqipëri

Lind fëmija me peshën më të madhe në 10 vitet e fundit në Shqipëri

Lajme
Hagë, Jakup Krasniqit i hiqet kollarja para se të nis seanca - reagon avokatja

Hagë, Jakup Krasniqit i hiqet kollarja para se të nis seanca - reagon avokatja

Lajme
Vdekja e 26-vjeçarit që u ther me thikë në Prizren, arrestohet edhe një i dyshuar

Vdekja e 26-vjeçarit që u ther me thikë në Prizren, arrestohet edhe një i dyshuar

Kronika e Zezë
“Pse po zgjatë kaq shumë?”: Sarrazin takon mërgimtarë shqiptarë në Gjermani, flet për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën

“Pse po zgjatë kaq shumë?”: Sarrazin takon mërgimtarë shqiptarë në Gjermani, flet për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën

Lajme
Tetë vjeçarja sllovake përplaset për vdekje te Gjiri i Lalëzit

Tetë vjeçarja sllovake përplaset për vdekje te Gjiri i Lalëzit

Lajme
Temperatura të larta në javën e dytë të korrikut, IKSHPK tregon se si duhet mbrojtur nga të nxehtit

Temperatura të larta në javën e dytë të korrikut, IKSHPK tregon se si duhet mbrojtur nga të nxehtit

Lajme
Kalo në kategori