Modelja e njohur shqiptare, Afërdita Dreshaj, ka reaguar pas rrëfimit të ish-kunatës në një intervistë dhënë për ‘Prive By Liberta Spahiu’.

Ajo ka folur për këtë në rrjete sociale, në një lidhje direkte me fansat, pasi e gjithë historia bëri bujë të madhe.


“Nuk e kuptoj se çfarë janë në gjendje të iu servojnë njerëzve dhe kjo më dhemb shumë. Vëllai im nuk ka lidhje me jetën publike, nuk ka lidhje me këtë gjë. Nuk ka dalë asnjëherë dhe thjesht dua të them që po jam në siklet, ke të drejtë”, u shpreh ajo.

“Jam shumë në siklet kur kam marrë mesazhe pafund nuk e dija se çfarë kishte ndodhur. Jam në siklet sepse unë nuk kam lidhje fare dhe nuk dua të më përmendet emri im sepse nuk mund të kesh lidhje në një gjë të tillë.

Ish-kunata e saj ndërkohë kishte bërë një rrëfim duke hedhur akuza të rënda për familjen e Dreshajt, ku edhe ishte e përfshirë artistja.

Foto: Screenshot/TikTok

Ajo tregoi se si bashkëshorti dhe e gjithë familja e çuan në një spital psikiatrik, ndonëse realiteti ishte ndryshe.

Sidoqoftë, Afërdita theksoi se me këtë çështje po merren organet kompetente në Amerikë dhe se nuk dëshiron të flasë më shumë mbi të. /Telegrafi/