LAJMI I FUNDIT:

Presidentja e Komisionit Evropian pritet sot Tiranë

Presidentja e Komisionit Evropian pritet sot Tiranë

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen do të vizitojë sot Tiranën, për të prezantuar planin e Bashkimit Evropian për përballimin e krizës energjetike.

Von Der Leyen do të pritet në takim nga Kryeministri Edi Rama dhe më pas të dy do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Von der Leyen do të takojë edhe Presidentin e Republikës, si dhe do të shohë një seksionin e hekurudhës Tiranë-Durrës që po ndërtohet me fonde të BE dhe BERZH.


Agjenda e takimit:

14:30 – Ceremonia e mikpritjes në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”

15:45 – Takim bilateral mes dy delegacioneve në Kryeministri

16:30 – Konferencë për shtyp mes Kryeministrit Edi Rama dhe Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian në sallën COD, Kryeministri.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen nisi dje turin në vendet e Ballkanit Perëndimor me vizitën në Maqedoninë e Veriut.

Sot ajo pritet të vizitojë edhe Prishtinën, ndërsa në 28 tetor do të jetë në Beograd dhe Sarajevë, duke përfunduar udhëtimin në rajon më 29 tetor, në Podgoricë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori