LAJMI I FUNDIT:

Presidentit i UEFA-s, Ceferin: Të gjitha shtetet duhet ta mirëpresin Kosovën, pa përjashtim

Presidentit i UEFA-s, Ceferin: Të gjitha shtetet duhet ta mirëpresin Kosovën, pa përjashtim

Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin në Baku, tha se të gjitha shtetet anëtare të federatës evropiane të futbollit duhet ta mirëpresin shtetin e Kosovës.

Ai tha se çdo federatë e futbollit do të duhet ta mikprit me të gjitha tiparet e saj përfaqësuesen e Kosovës. Përndryshe, siç tha ai, ka pasoja të mëdha.

“Rregullat tona thonë se të gjitha ekipet duhet të bien dakord për të luajtur kundër ekipit përfaqësues dhe klubeve nga Kosova, edhe në qoftë se kështu përcaktohet me short, si në territorin e tyre dhe në fushën e Kosovës”, ka thënë Ceferin gjatë konferencës për shtyp pas mbledhjes të Komitetit Ekzekutiv të Federatës Evropiane të Futbollit.


Një vendim i tillë duhet të zbatohet për shtetet individuale që nuk e njohin statusin e Republikës së Kosovës.

Megjithatë, sipas raporteve të mediave, rregulli i ri në mënyrë specifike nuk përcakton se çfarë do të ndodhë nëse Kosova kualifikohet në Kampionatin Evropian të vitit 2020, i cili do të, ndër të tjera, të luajë në Spanjë, e cila nuk e njeh shtetin e Kosovës.

Gjithashtu, vendi pritës i garave do të jetë edhe Azerbajxhani, Rumania dhe Rusia, të cilat kanë të njëjtin qëndrim si spanjollët.

Ndryshe, Spanja kishte refuzuar të presë përfaqësuesen tonë nën 17 vjet në muajin shkurt të këtij viti, duke bërë që të gjitha ndeshjet e grupeve të kualifikimit të zhvendosen nga shteti spanjoll për në Nyon të Francës, ku është Selia e UEFA-s. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Formacionet zyrtare në derbin e madh të Stambollit, Galatasaray – Fenerbahce

Formacionet zyrtare në derbin e madh të Stambollit, Galatasaray – Fenerbahce

Ligat tjera
Kalo në kategori