Presidenti amerikan Donald Trump dhe aleatët e tij vazhdojnë të nxisin “Obamagate”, një teori konspirative sipas së cilës ish-presidenti Barack Obama ishte përgjegjës për planifikimin e hetimit për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara.
Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë, Patsy Widakuswara, teoria e konspiracionit Obamagate është duke u përmendur tani vetëm disa muaj nga zgjedhjet presidenciale të nëntorit.
Presidenti Donald Trump përsëri ka kthyer vëmendjen te shënjestrat e tij të njohura politike.
“Obamagate. Ka vazhduar për një kohë të gjatë. Ka filluar shumë kohë më parë, madje para se unë të fitoja zgjedhjet”.
Presidenti Trump ka akuzuar prej kohësh ish-Presidentin Barack Obama për vepra të ndryshme, duke përfshirë fajësimin e ish-presidentit për përpjekje për të sabotuar administratën e ardhshme të Presidentit Trump në vitin 2017. Por ai nuk dha më shumë hollësi.
“Ju e dini se cili është krimi. Krimi është shumë i qartë për të gjithë”.
“Obamagate” është një teori konspirative që e mban ish Presidentin Obamën përgjegjës për planifikimin e hetimit të prokurorit Muller mbi ndërhyrjen ruse për të ndihmuar zotin Trump të fitonte zgjedhjet e vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara.
Presidenti Trump po nxit debatin për teorinë përpara zgjedhjeve të nëntorit, në të cilat ai do të përballet me ish-Nënpresidentin Joe Biden, i cili ishte pjesë e administratës së ish-presidentit Obamës.
“Çdo gjë që ai mund të bëjë për të hedhur një vëmendje negative ndaj Bidenit, edhe nëse është indirekte përmes kritikave ndaj ish-presidentit Obama, është diçka që Presidenti Trump, fushata dhe miqtë e tij do ta shfrytëzojnë. Dhe në këtë rast, fakti që ai ishte nënpresident i Obamës dhe kishte njohuri për disa nga këto hetime, u jep atyre arsenal të mjaftueshëm për ta lidhur zotin Biden me këto çështje”, tha Norman Ornstein nga Instituti konservator “American Enterprise”.
Teoria e konspiracionit është nxitur më tej nga polemika e vazhdueshme mbi ish-këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Presidentit Trump, Michael Flynn.
Në një përmbysje mahnitëse javën e kaluar, Departamenti i Drejtësisë kërkoi tërheqjen e akuzave kundër zotit Flynn për gënjim të FBI-së në lidhje me bisedat e tij me ambasadorin e Rusisë disa javë para se të inaugurohej Presidenti Trump.
Pas rrjedhjes së një telefonate private që tregonte ish presidentin Obama duke kritikuar vendimin e administratës Trump për zotin Flynn, Presidenti Trump tha të enjten në një postim në Twitter se Presidenti Obama duhet të detyrohet të dëshmojë për “skandalin”.
Gjithashtu këtë javë, shefi i inteligjencës amerikane i caktuar nga Presidentit Trump, Richard Grenell deklasifikoi dhe publikoi emrat e zyrtarëve të lartë të administratës Obama të përfshirë në “demaskimin” ose zbulimin e identitetit të zotit Flynn ndërsa ai ishte nën survejim të qeverisë. Në mesin e këtyre zyrtarëve ishte edhe Joe Biden, duke shkaktuar një zemërim nga aleatët e Presidentit Trump.
“Nëse Nënpresidenti Biden dhe rrethi i ngushtë i këshilltarëve të presidentit po dëgjonin një bisedë telefonike private të një këshilltari të administratës Trump, kjo do të përbënte një abuzim serioz të pushtetit”, tha Rand Paul, senator republikan.
Zbulimi i identitetit është një praktikë e zakonshme në inteligjencën amerikane dhe fushata e zotit Biden e hodhi poshtë këtë pretendim duke e quajtur atë një përpjekje për të zhvendosur vëmendjen diku tjetër. Por fushata e Presidentit Trump po e promovon idenë se Biden abuzoi me pushtetin.
“Nuk ka rëndësi nëse diçka është e vërtetë apo jo. Nëse mund të thuani se ekziston një komplot dhe arrini t’i bindni njerëzit e tjerë që të bien dakord me ju për këtë, atëherë ju bëheni një person shumë i fuqishëm sepse i keni paditur ata, duke sulmuar besueshmërinë e tyre”, tha Jennifer Mercieca nga Universiteti A&M i Teksasit.
Me rritjen e rasteve të coronavirusit në Shtetet e Bashkuara, kritikët thonë se përqendrimi i Presidentit Trump tek Obama është pjesërisht një përpjekje për të larguar vëmendjen e publikut nga trajtimi i pandemisë nga administrata e tij.
“Obamagate bëhet një shpërqendrim i madh nga historia më e madhe e kohës sonë, që nuk është një histori e mirë për Presidentin Donald Trump”, tha Norman Ornstein nga Instituti konservator “American Enterprise”.
Në fillim të kësaj jave, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany tha se zyrtarët e Obamës e bën zotin Trump të dukej si një aset rus pa patur asnjë dëshmi. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj
Super zbritje në Skechers – Gjithçka me -40%!
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Filloni vitin me relaks - Zbritje ekskluzive në Natural Pool & Spa për një fillim të freskët
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles