LAJMI I FUNDIT:

Presidenti Meta zbulon informacionin sekret që kishte marrë: Më 8 qershor do digjej Kuvendi

Presidenti Meta zbulon informacionin sekret që kishte marrë: Më 8 qershor do digjej Kuvendi

Për herë të parë presidenti Ilir Meta zbulon informacionin sekret që kishte marrë një ditë para se të zhdekretonte 30 qershorin si datën e zgjedhjeve vendore.

Para komisionit hetimor, Kreu i shtetit deklaroi se më datën 7 qershor kishte marrë informacion sekret se persona të caktuar do të përpiqeshin të shfrytëzonin mitingun e lajmëruar nga opozita më 8 qershor përvec akteve të tjera edhe për djegien e kuvendit të Shqipërisë.

Argumenti tjeter eshte se mbrojti te drejten për zgjedhje. Dhe solli rastin e Bullgarisë e cila u gjobit nga Strasburgu pikërisht se nuk mbrojti këtë të drejtë.


Dëshmia e presidentit vijon prej orës 10:00.

“Nuk besoj se Këshilli i Sigurisë Kombëtare do të jepte një zgjidhje përfundimtare” u shpreh Meta, duke sjellë si rast dhe grabitjen në aeroportin e Rinasit që ndodhi 30 minuta pasi kreu i shtetit kishte zbritur pikërisht nga avioni “Austria Air Lines”

Kreu i shtetit deklaroi se më datën 7 qershor kishte marrë informacion sekret se persona të caktuar do të përpiqeshin të shfrytëzonin mitingun e lajmëruar nga opozita më 8 qershor përvec akteve të tjera edhe për djegien e kuvendit të Shqipërisë.

“Presidenti i Republikës për shkak të detyrës së tij ka pasur informacione të mjaftueshme si në rrugë zyrtare dhe shtetërore, nga institucionet më të larta qoftë dhe përmes burimeve të tjera për përpjekje për të organizuar akte destabilizimi në vend. Në mënyrë të veçantë në datën 7 qershor, një ditë para se presidenti të bënte publik vendimin e tij, ose paralajmërimin e tij për shfuqizimin e datës 30 qershor, ka marrë një informacion – i cili natyrisht ishte sekret dhe i kualifikuar, nëse komisionin dëshiron të njihet sigurisht mund të ndodhë – i cili bënte të qartë që persona të caktuar do të përpiqeshin të shfrytëzonin mitingun e caktuar nga opozita më 8 qershor, përvec akteve të tjera edhe për djegien e Kuvendit të Shqipërisë”, është shprehur Meta. /OraNews/

Në trend Lajme

Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Kalo në kategori