LAJMI I FUNDIT:

Presidenti Meta polemizon me kryeministren serbe për Kosovën në samitin e Sarajevës

Presidenti Meta polemizon me kryeministren serbe për Kosovën në samitin e Sarajevës

Presidenti Ilir Meta, është përplasur me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiqç, gjatë Samitit SEECP, që po zhvillohet në Sarajevë.

Presidenti Meta është ankuar që Kosova nuk merr pjesë në këtë samit, duke i kërkuar Bosnjës dhe Hercegovinës që të njihet si shtet i pavarur. I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, e cila ka thënë se shteti ku është duke u mbajtur ky samit nuk e njeh shtetin e Kosovës, duke i thënë Metës “përmbahuni nga provokimi”.

“Në këtë tryezë ka disa vende që nuk e njohin Kosovën, dhe unë sugjeroj që të mos ketë përplasje për këtë çështje mes shteteve të tjera. Më vjen keq që përfaqësuesit e institucioneve të përkohshme të Prishtinë nuk janë këtu. Kjo tregon se çfarë bashkëpunimi dëshiron Prishtina”, ka thënë Bërnabiç.


Meta shkon në Samitin e Sarajevës: Kosova është shtet i pavarur, të trajtohet me respekt
Lexo po ashtu Meta shkon në Samitin e Sarajevës: Kosova është shtet i pavarur, të trajtohet me respekt

Ajo po ashtu është shprehur se rajoni nuk mund të jetë stabil dhe i qëndrueshëm, deri sa nuk është Serbia anëtare e BE-së.

Kujtojmë se në këtë samit, Shqipëria fillimisht kishte paralajmëruar se nuk do të marrë pjesë për shkak të injorimit ndaj Kosovës, por Ilir Meta presidenti i Shqipërisë dje mbërriti në këtë samit. /BW/

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Kronika e Zezë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Kalo në kategori