LAJMI I FUNDIT:

Presidenti Meta në Forumin Global të Bakusë: Kërcënime terroriste po përhapen me shpejtësi

Presidenti Meta në Forumin Global të Bakusë: Kërcënime terroriste po përhapen me shpejtësi

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka shprehur domosdoshmërinë e ndërlidhjes së rajoneve, në kushtet kur sipas tij bota sot po përballet me sfida të panjohura më parë.

I ftuar në Forumin e 7-të Global të Bakusë, me temë: “Një Politikë e Jashtme e Re”, kreu i shtetit shqiptar tha se kërcënimet terroriste, ndryshimet klimatike dhe faktorë të tjerë po cenojnë jo pak paqen në arenën ndërkombëtare.

“Kërcënime të reja nga terrorizmi ndërkombëtar po përhapen me të njëjtën shpejtësi si revolucioni teknologjik dhe siguria kibernetike po bëhet një sfidë e madhe për shoqëritë dhe vlerat tona. Në rrethana të tilla, duhet të përpiqemi shumë për të ndërlidhur vendet dhe rajonet tona në mënyrë që të tejkalohen me sukses këto sfida si dhe të rriten aftësitë tona të sigurisë e të përmirësojmë lidhjen tonë energjetike dhe infrastrukturore”, tha Meta.


Duke folur për sfidat e Ballkanit Perëndimor, Meta vuri theksin tek domosdoshmëria e dialogut Kosovë-Serbi, ndërsa evidentoi edhe përparimet e Shqipërisë drejt BE.

“Inkurajojmë fort që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të ecë përpara për të arritur një marrëveshje që do të normalizonte përfundimisht marrëdhëniet midis dy shteteve dhe do të çonte në njohjen e përbashkët”, theksoi presidenti.

Në këtë forum marrin pjesë krerë shtetesh dhe qeverish të vendeve të ndryshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
Kalo në kategori