Presidenti i Lyonit, Jean-Michel Aulas ka konfirmuar se Chelsea ka refuzuar mundësinë për të nënshkruar me Nabil Fekir gjatë verës.

25-vjeçari francez ishte i destinuar për tu transferuar këtë verë në futbollin anglez apo më saktë në Ligën Premier.


Liverpooli mendohej se ishte skuadra e cila e fitojë garën, por në fund vendosën për të mos nënshkruar me yllin francez, i cili thuhet se nuk i kaloi testet mjekësore.

Pas këtij dështimi të transferimit u përfol për një kalim të Fekir te Chelsea, por presidenti i Lyonit ka treguar se Blutë refuzuan mundësinë e nënshkrimit të tij.

Fekir1 Nabil Fekir (Getty Images)

"Në fillim, kur menduam për afatin kalimtar të transferimeve të verës dhe si të organizojmë skuadrën e ardhshme, menduam se ai ishte praktikisht i larguar", ka thënë fillimisht Aulas për Football News France.

"Kjo është arsyeja pse ne kemi qenë në gjendje t'i përshtatim gjërat".

"Ne folëm me përfaqësuesit e Chelseat, dhe ata nuk kishin asnjë interesim në të".

"Prej atëherë e kemi kuptuar se mund të ndryshonim planet tona, pra me qëndrimin e Fekirit", përfundoi presidenti i Lyonit. /Telegrafi/  

telegrafi sport app