Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbërritur pak minuta më parë në Kuvend, ku tashmë ka nisur takimin me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, ku temë diskutimi do të jetë zgjedhja e presidentit të ri.

Kurti është parë duke hyrë në objektin e Kuvendit përmes hyrjes nga ana e Presidencës.


Ky takim vjen pas paralajmërimeve të kryeministrit për bisedime me liderët e opozitës lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Të shtunën e kaluar, ish-presidentja Vjosa Osmani ia dorëzoi detyrën Albulena Haxhiut.

Sipas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë afat deri më 28 prill për të zgjedhur presidentin e ri.

Në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit të vitit të kaluar, Lëvizja Vetëvendosje fitoi mbi 51% të votave. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com