Lideri kinez dhe presidenti Vladimir Putin do të diskutojnë për një gamë të gjerë çështjesh, përfshirë bashkëpunimin në tregti, ekonomi, energji dhe investime.

Ata po ashtu pritet të diskutojnë çështje ndërkombëtare, si situatën në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut, pastaj në Iran, Afganistan, Gadishullin Korean dhe Azinë Verilindore, transmetojnë mediat. /Telegrafi/