Kosova është pranuar me të drejta të plota në Federatën Evropiane të Futbollit.

Kjo ka bërë që të hapen dyert edhe për në pranimin në Federatën Botërore të Futbollit.


Këtë e ka konfirmuar presidenti i kësaj federate, Gianni Infantino, i cili me këtë rast ka uruar pranimin e Kosovës në UEFA, transmeton Telegrafi.

“E uroj Kosovën për anëtarësimin në UEFA. Tani ajo mund t’i bashkohet edhe FIFA-s dhe do të jetë pjesë e agjendës në Kongresin që do të mbahet në Mexico City”, deklaroi italiani.

Kongresi i FIFA-s do të mbahet më 12 dhe 13 maj, ku bashkë me Kosovën pritet edhe pranimi i Gjibraltarit. /Telegrafi/

telegrafi sport app