Besiktas tashmë ka vendosur që të përforcohet gjatë afatit kalimtar të janarit.

Skuadra turke ka arritur që si lider i grupit të kalojë në fazën e eliminimit të Ligës së Kampionëve.


Pika më e dobët e Shqiponjave të Zeza është identifikuar qendra e mbrojtjes dhe për këtë pikë do të ketë përforcime.

domago 1

Në fakt, tashmë presidenti i skuadrës së Dinamo Kievit ka konfirmuar largimin e mbrojtësit kroat, Dagmaoj Vidas, i cili në ndeshjen e fundit të Ligës së Evropës u përshëndet me bashkëlojtarët.

"Do të donin që Vida të qëndronte ende tek ne. Por ne nuk mund të përballonim kërkesat e lojtarit dhe këtë e ka bërë besiktasi. Kroati do të jetë pjesë e ekipit turq ndërsa ne do të përfitojmë një shumë të parave", tha Igor Surkis.

domago 2

Qendër mbrojtësit kroat do t'i përfundojë kontrata me Dinamo Kievin gjatë muajit qershor të vitit 2018.

Ndryshe, 28-vjeçari deri më tani ka luajtur 51 ndeshje për kombëtaren duke shënuar dy gola. /Telegrafi/

telegrafi sport app