Presidenti Dana White thyen heshtjen për pensionimin e Conor McGregorit nga UFC

Presidenti i UFC-s, Dana White ka konfirmuar se Conor McGregor është pensionuar dhe nuk ka biseduar me të që kur njoftoi në rrjetet sociale për tërheqjen e tij.
Ylli i arteve marciale të përziera është pensionuar nga MMA për të tretën herë në katër vitet e fundit dhe para UFC 250 në fillim të këtij muaji bëri të ditur se ai ka hequr dorë nga gara.
Kritikët dhe fansat e tij kanë vënë në pikëpyetje seriozitetin e The Notorious, duke u bazuar në veprimet e tij në të kaluarën.

Por, White beson se ish-luftëtari i UFC-s ka hequr dorë nga gara dhe mendon se ai nuk do të rikthehet më.
“Jo, Conor është pensionuar”, ka thënë kreu i UFC-s kur është pyetur për pensionimin e irlandezit.
McGregor u pensionua disa muaj pas fitores 40 sekondash ndaj Donald Cerrones. /Telegrafi/


















































