Drejtuesit e Barcelonës kanë thënë ditë më parë se bisedimet mes tyre dhe Antoine Griezmann janë duke shkuar mirë.
Kjo nuk i ka pëlqyer presidentit të Atletico Madridit, Enrique Cerezo, i cili është takuar personalisht me sulmuesin.
Klubet kanë mundësi të nënshkruan me lojtarin për një klauzolë prej 100 milionë eurove dhe siç duket Barcelona e ka ndërmend ta bëjë këtë.
Në të vërtetë, presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, e ka pranuar këtë javë, se janë në kontakt me agjentin e francezit që nga dimri.
Njëjtë e ka pranuar edhe drejtori i klubit, Guillermo Amor.
Prandaj nuk është çudi që Cerezo të luajë një lojë serioze që ta mbajë yllin e tij.
Të martën në takim ai ka dashur që t’ia ndërrojë mendjen lojtarin dhe ta mbaj edhe më gjatë për Los Rojiblancos. /Telegrafi/