LAJMI I FUNDIT:

Prenga tregon planet e “Mrizit të Zanave” në gjithë Ballkanin

Prenga tregon planet e “Mrizit të Zanave” në gjithë Ballkanin

Ndërmarrësi Altin Prenga që ka filluar dhe po menaxhon me “Mrizin e Zanave” në Fishtë të Shqipërisë, ka folur për Telegrafin për tregimin e tij të suksesshëm.

Në pyetjen për gjestin e fundit për shqiptarët e Kosovës në ditën e pavarësisë, Prenga ka thënë se patriotizmi tregohet me vepra e jo me fjalë. Ai gjithashtu ka thënë se ka mundur që të mbuloj ushqimin e 100 personave nga Kosova që kanë qenë atë ditë në restorantin e tijë dhe këtë mund ta bëjë secili. “Patriotizëm është të duash vendin tënd dhe atë mund ta bësh në forma të ndryshme”.


Prenga ka thënë se “Mrizin e Zanave” e kanë krijuar me babin dhe vëllaun me vetëm 50 mijë euro duke e transformuar një burg internimi në një ndër vendet më të bukura në Shqipëri duke ndjekur pasionin për të krijuar diçka që e prezanton vendin dhe rrethin.

Sipas tij kthimi në identitet është shumë i rëndësishëm pasi aty e sheh potencialin për zhvillim dhe për promovim të jetës në vende rurale dhe puna me agroturizëm të mundëson shumë rrugë për sukses.

“Të kthehen dhe të bëjnë gjëra të kësaj natyre” thotë Prenga për të rinjtë, duke ju bërë thirrje që mos investohet vetëm në vende urbane.

“Unë nuk e kam shpik agroturizmin, e as nuk e kam kopju por e kam asimilu për vendin tim” thotë mes tjerash Prenga.

I pyetur se a do të zgjerojë biznesin në ndonjë shtet tjetër, ai ka thënë se këtë nuk mund ta bëjë pasi “Mrizi i Zanave” është vetëm për vendin e tij.

Por, për këtë ai ka thënë se kanë krijuar një vend për trajnim të të rinjëve që duan të mësojnë për ndërmarrësinë dhe të frymëzohen nga biznesi i tij që të krijojnë diçka në vendin e tyre. “Janë të mirëseardhur të gjithë lexuesit dhe shikuesit tuaj që të vijnë në këtë vend për të mësuar, frymëzuar dhe trajnuar për të vazhduar me këtë ide në vendet e tyre” ka thënë Prenga.

Klasa e mësimit tek “Mrizi i Zanave” është brenda ish-burgut politik.

Prenga ka thënë se ka qarkullim vjetor prej 2 milion euro që janë bërë të gjitha duke shitur produkte vendore. “Kemi netëork me 400 familje, e 75 persona dhe gjithçka është e deklaruar dhe për këtë jemi krenar”.

Rrogat tek “Mrizi i Zanave” sipas Prengas janë mbi 500 euro, që ai thotë se do të rriten në të ardhmen pasi vlerësohet mundi i punëtorëve.

Për më shumë shikojeni videon. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës

Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës

Lajme
Anulohet në Bruksel takimi për personat e zhdukur, Hoti: Prania e Petkoviqit orkestroi dështimin e këtij takimi

Anulohet në Bruksel takimi për personat e zhdukur, Hoti: Prania e Petkoviqit orkestroi dështimin e këtij takimi

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Bastisjet në disa lokacione për struktura paralele, Prokuroria Themelore e Prishtinës: Nuk kemi marr kërkesë zyrtare për bastisje

Bastisjet në disa lokacione për struktura paralele, Prokuroria Themelore e Prishtinës: Nuk kemi marr kërkesë zyrtare për bastisje

Lajme
Kalo në kategori